Mosmarrëveshje për një rrugë, tre persona arrestohen se rrahën tri gra e një burrë

Tre persona janë arrestuar nën dyshimin se kanë shkaktuar lëndime të rënda trupore ndaj katër personave të tjerë.

Policia në raportin ditor ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme në Gjilan, tre të dyshuarit kanë sulmuar me mjete të forta katër persona, tri gra dhe një burrë.

Sulmit i ka paraprirë një mosmarrëveshje rreth punimeve të një rruge.

Katër personat e sulmuar janë dërguar për trajtim mjekësor pas lëndimeve të marra ndërsa policia ka intervistuar edhe tre të dyshuarit.

Dy nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje ndërsa një tjetër është liruar në procedurë të rregullt.