Mosmarrëveshja në trafik përfundon me nxjerrjen e armëve në Viti – Policia jep detaje

Një qytetar në  Viti ka përfunduar nën prangat e Policisë së Kosovës për shkak të kanosjes me arme zjarri të një personi tjetër.

Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari dhe viktima kishin pasur një mosmarrëveshje në trafik, ku i dyshuari pastaj kishte nxjerr armën dhe kishte kanosur viktimën.

Policia e Kosovës ka reaguar duke e arrestuar të dyshuarin. Të njëjtit i është konfiskuar arma e zjarrit dhe një karikator me 4 fishekë të kalibrit 6mm.

Pas arrestimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.