Mjeku i Spitalit të Mitrovicës tregon për gjendjen e minatorëve të lënduar - VIDEO
17.1.2024 - 16:22
Gëzim Berisha, mjek në Spitalin e Mitrovicës ka thënë se në këtë spital kanë kërkuar ndihmë mjekësore gjithsej 13 minatorë.
Sipas tij, minatorët kanë pësuar djegie me acid sulfurik, ndërsa të gjithë janë jashtë rrezikut për jetë.
“Pesë tashmë janë liruar për në shtëpi. Dy minatorët e dërguar në optamologji kanë djegie kimike të syve, ndërrsa të tjerët djegie të gjymtyrve të lehta” – ka thënë Berisha para gazetarëve.
Në anën tjetër, sipas ushtruesit të detyrës së drejtorit të minierës në Stan Tërg, Bujar Jashari, minatorët janë lënduar pas shpërthimit të një cisterne me acid.
Aksidenti me acidin ka ndodhur në horizontin e 11-të të minierës.
Tetë minatorë të Trepçës lëndohen nga acidi