Mitrovicë - Mars 2020

Mitrovicë – Pas orës 20:00 do dezinfektohen rrugët dhe sheshet

 

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka njoftuar qytetarët e kësaj komune që sonte në orën 20:00, do të bëhet dezinfektimi i rrugëve të qytetit.

Dezinfektimin e rrugëve në mënyrë vullnetare do ta bëjnë kompanitë “Ekofresh” S.P.K dhe “Euro Commerce”.

Bahtiri ka lutur të gjithë qytetarët e Mitrovicës që në orën 20:00 të qëndrojnë në shtëpitë e tyre.

Ky është postimi i plotë i kryetarit të Mitrovicës Bahtiri.

“Sonte duke filluar nga ora 20:00, do të bëhet dezinfektimi i shesheve dhe rrugëve të Mitrovicës, me ç’rast lus qytetarët për mirëkuptim që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre.

Ku aktivitet do të kryhet në mënyrë vullnetare nga dy kompani, Ekofresh Sh.P.K me përfaqësues Astrit Ibishi dhe Euro Commerce me përfaqësues Muharrem Osmanin, të cilët i falënderoj për ndihmën e dhënë në këtë kohë emergjence kur po përballemi me coronavirusin Covi-19.

Pastrimi i shesheve dhe rrugëve të qytetit është masë që po ndërmerret me qëllim të parandalimit të pandemisë së Coronavirusit Covid-19.

Edhe para se të merrej vendim nga Qeveria për kufizimin e lëvizjes se qytetarëve nga ora 20:00, Komuna e Mitrovicës me 18 mars  kishte aplikuar pastrimin e rrugëve në orët e mbrëmjes.

Edhe Mitrovica dezinfekton rrugët

Të gjitha Komunat e Kosovës në mënyrë sistematike janë duke larë dhe dezinfektuar rrugët e qyteteve.

Ndonëse regjioni i Mitrovicës ende nuk është prekur me pandeminë e Covid-19 në Kosovë numri i të infektuarve më këtë virus ka shkuar në 61, ndërsa ka vdekur një 82 vje61, ndërsa ka vdekur një 82 vjeçar duke shënuar viktimën e parë në Kosovë.