Ilustrim

Mitrovicë, kompania ndërtimore gjen eshtra duke gërmuar në vendpunishte

Sot gjatë ditës në qendër të qytetit të Mitrovicës janë gjetur disa eshtra.

Këto mbetje mortore janë hasur nga një kompani e cila ka filluar punën afër objektit të Qendrës për Punë Sociale në Mitrovicë.

Lajmin e ka konfirmuar për KALLXO.com, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Me urdhër të prokurorit eshtrat e gjetura në rrugën “Afrim Zhitia” janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminim”, tha Zahiti.