Ilustrim

Prizren, gjendet një trup që dyshohet të jetë nga lufta e fundit

Policia e Kosovës ka gjetur një trup të pajetë në Prizren që dyshohet se i takon kohës së luftës.

Sipas Policisë së Kosovës, dyshimet janë se ky trup gjendet edhe në listën e personave të zhdukur gjatë luftës.

Sipas policisë gjetjet e trupit janë dërguar në IML për obduksion si dhe për identifikim në bazë të analizave të ADN-së.