Miratohet Projektligji për Bujqësi dhe Zhvillim Rural në Qeveri

 

Në mbledhjen e sotme kabineti qeveritar ka miratuar Projektligjin për Bujqësi dhe Zhvillim Rural.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se përkrahja e qeverisë për bujqësinë do të mbështetet dhe sigurohet edhe me legjislacion.

Kurse, ministri i Bujqësisë, Faton Peci, tha se me qëllim të realizimit të objektivave për të përmirësuar qasjen ne bujqësi, në planin legjislativ është paraparë edhe ky projektligj.

“Ai përcakton politikat kombëtare për bujqësi. Kontrollin administrativ, masat e menaxhimit të rrezikut, inspektimit në terren si në nivel institucional ashtu edhe praktik. Aprovimi i këtij ligji është në vijë të plotë me përkushtimin e qeverisë për zbatimin e politikave zhvillimore në bujqësi”, tha Peci.

Qeveria po ashtu ka miratuar edhe Projektligjin për Pije të Forta Alkoolike.

Mbledhja e Qeverisë për aprovimin e pikave të tjera është duke vazhduar.