Ministrja e Ekonomisë: Marrëveshja me Maqedoninë e Veriut në fushën e energjisë ka synim intensifikimin e bashkëpunimit

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, përmes një konferencë për medie ka folur lidhur me Marrëveshjen e bashkëpunimit me Maqedoninë e Veriut dhe zhvillimet në sektorin e energjisë.

Rizvanolli tha se marrëveshja e nënshkruar gjatë ditës së djeshme ka qëllim intensifikimin e bashkëpunimit në fushën e energjisë, si energjia e ripërtëritshme, gazi natyror.

“Marrëveshja e bashkëpunimit me republikën e Maqedonisë së Veriut të cilën e kemi nënshkruar dje, ka të bëjë me fushën e energjisë, qëllimi i kësaj marrëveshje është që të intensifikohet bashkëpunimi në fushën e energjisë, siç është fjala për energjinë e ripërtërishme, gazin natyror”, ka thënë Rizvanolli.

Sipas saj, investimi në infrastrukturën e gazit në Kosovë ka sfida të mëdha për shkak të sistemit energjetik që ka vendi.

“Strategjia e energjisë dhe investimit potencial në infrastrukturën e gazit, ka parashikueshmëri për të gjitha vendet, në Kosovë sfidat janë shumë të mëdha duke marrë parasysh sistemin energjetik që e kemi “, shtoi Rizvanolli.

Ajo potencoi se bashkëpunimi rajonal këtë këtë sektor është i rëndësishëm

“Është me rëndësi bashkëpunimi rajonal mes vendeve tona, ne si rajon kemi synime të ngjashme që është dekarbonizimi, intensifikimi i burimeve të energjisë etj”, tha Rizvanolli