Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Ministria e Shëndetësisë shkurton orarin e vaksinimit

Ministria e Shëndetësisë ka ulur orarin e vaksinimit nëpër Qendrat e Vaksinimit në komunat e Kosovës, nga gjithëditor sa ishte, në orar 8 orësh.

Tash e tutje procesi i vaksinimit do të nis në 7 të mëngjesit dhe do të përfundoj në orën 15:00

Sipas njoftimit të MSh-së, ekipet mobile të vaksinimit do të jenë të pranishme në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” të Prishtinës dhe në pikat kufitare tokësore (me dy ndërrime), kurse në Qendrën Tregtare “Albi Mall” në Prishtinë qytetarët mund të vaksinohen nga ora 12:00-20:00.

Në njoftimin e Ministrisë thuhet po ashtu se ky orar do të jetë i bazuar në Planin e përditësuar të veprimit për vaksinim të qytetarëve në masë me vaksinën kundër COVID-19.

Gjithashtu, MSh rikujton faktin që qytetarët me rastin e vaksinimit kundër COVID-19 në njësitë e vaksinimit mund të vaksinohen njëkohësisht edhe me vaksinën e Gripit sezonal.