Ministria e Shëndetësisë publikon masat e lehtësuara kundër COVID-19

Në mbledhjen e sotme, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që masat anti COVID-19 të lehtësohen.

Vendimi për masat kundër COVID-19 është bazuar në vlerësimin e situatës së intensitetit të përhapjes dhe kapacitetit të sistemit shëndetësor për t’u përgjigjur, por duke i vlerësuar ato edhe nën dritën e efekteve të këtyre masave që mund të ketë në mirëqenien e përgjithshme të shoqërisë dhe individëve.

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se situata epidemiologjike me coronavirus është stabile, prandaj edhe është rekomanduar lehtësimi i masave.

“Situata epidemiologjike me COVID-19 është stabile, me ç’rast rekomandohet lehtësimi i masave ekzistuese”, ka thënë Kurti.

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka thënë se masat e propozuara me këtë vendim shërbejnë që situata epidemiologjike të mbahet nën kontroll.

“Jemi në situatë që të kërkojmë nga qeveria që t’i lehtësojmë masat që kemi pasur deri tash për COVID-19, masat e përcaktuar me këtë propozim vendim shërbejnë që situata epidemiologjike të mbahet nën kontroll”, tha Latifi.

Në këtë link mund të gjeni masat e reja kundër COVID-19.