Ministria e Shëndetësisë planifikon rritjen e kapaciteteve spitalore për afro 500 shtretër për COVID-19

Kosova pritet që së shpejti të shfrytëzojë objektin e tanishëm në ndërtim të Klinikës Emergjente si spital Anti COVID.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka treguar se Kosova është duke planifikuar që të rrisë kapacitete spitalore për trajtimin e personave të infektuar me COVID-19.

Ministri i Shëndetësisë ka thënë se tashmë janë konsultuar me Avokatin e Përgjithshëm Shtetëror dhe objektin e tanishëm në ndërtim të Klinikës Emergjente do ta shfrytëzojnë si spital Anti COVID.

Sipas tij, kjo klinikë me një ridizajnim do të ketë kapacitete për hospitalizimin e 450-500 personave të infektuar.

“MSh ka themeluar Komisionin koordinues për identifikimin e gjendjes së objektit, marrjen e nevojave nga shërbimet kyçe mjekësore, arkitektonike dhe të pajisjeve për ri projektim të objektit (propozuar nga shërbimet adekuate të ShSKUKsë) dhe është ne fazën e përgatitjes që eventualisht të kërkoj projektimin për ri- destinim, nëse marrim mbështetjen e Qeverisë, pa e cenuar arkitekturën ekzistuese aq sa është e mundur por duke futur në funksion të gjitha shërbimet e nevojshme për një spital ANTI COVID me kapacitet prej 450 – 500 shtretër me standardet më të reja për këtë qëllim.

Sipas Zemajt, me shfrytëzimin i kësaj hapësire për trajtim të pacientëve me COVID-19 do të mundësohej: shërbim cilësor dhe adekuat për COVID, koncentrimi i stafit profesional në një institucion dhe ofrimi i shërbimeve kualitative, duke shkarkuar institucionet e tjera.