Ministria e Shëndetësisë palestineze: Numri i të vdekurve në Gaza rritet në 950

Rreth një mijë njerëz kanë vdekur në Gaza që kur Izraeli i filloi sulmet ajrore në enklavën palestineze të shtunën në përgjigje të sulmeve të Hamasit, ka thënë të mërkurën Ministria e Shëndetësisë në Gaza.

Ministria në fjalë thotë se rreth 950 njerëz janë vrarë dhe 5,000 të tjerë janë plagosur në sulmet në Gaza.

Që nga e shtuna, të paktën 1200 njerëz kanë vdekur në Izrael, sipas Forcave të Mbrojtjes të Izraelit.

Ministri izraelit i mbrojtjes Yoav Gallant ka urdhëruar të hënën një “rrethim të plotë” të Gazës dhe tha se do ta ndalojë furnizimin me energji elektrike, ushqim, ujë dhe karburant në enklavën e Gazas.

Qeveria e kontrolluar nga Hamasi në Gaza tha të mërkurën se furnizimi me energji elektrike “do të ndalojë plotësisht brenda disa orësh”, duke e kufizuar aftësinë për të ofruar shërbime bazë.

Të hënën, Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Ndihmë dhe Punë tha se është detyruar t’i mbyllë të 14 qendrat e saj të shpërndarjes së ushqimit në Gaza dhe “si rezultat, gjysmë milioni njerëz u është ndaluar marrja e ndihmës jetike ushqimore”.

Gaza është një nga vendet më të dendura të populluara në Tokë, ku rreth 2.4 milionë njerëz jetojnë në 360 km katror. Më shumë se gjysma e popullsisë së saj jeton në varfëri dhe me pasiguri ushqimore, me gati 80% që mbështeten në ndihmën humanitare./CNN

Përgatiti: Nuhi Shala