Armend Zemaj. Foto: Urim Krasniqi/Kallxo.com

Ministri Zemaj: Asnjë vdekje nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka njoftuar se sot në Kosovë nuk është shënuar asnjë raste i vdekjeve nga COVID-19.

Kosova deri më tani ka shënuar 615 vdekje si pasojë e coronavirusit.

Postimi i plotë i Ministrit:

Kosova edhe sot po shënon zero raste të vdekjeve të pacientëve të infektuar me Covid 19.

Falënderoj punonjësit e palodhshëm të Institutit, për përkushtimin e madh nga 13 marsi kur u shfaq rasti i parë me Covid-19 si dhe për kujdesin dhe shërbimet e ofruara për qytetarët dhe për luftimin e pandemisë.

Kontributi i IKShPK është i jashtëzakonshëm.

Po ashtu falenderoj përzmërshisht edhe qytetarët të cilët po bashkëpunojn me ne, në këtë rrugëtim.

Të nderuar qytetarë,

Ju ftoj që edhe më tej të jeni bashkëpunuesit tonë, sepse vetëm të bashkuar, mund të arrijmë aty ku dëshirojmë, ta largojmë pandeminë!

Bashkë mund t’ia dalim!

Vendose maskën!

Mbaje higjienën!

Ruaje distancën!

Në nivel vendi janë infektuar me SARS-CoV-2, 15 mijë e  142 persona prej tyre janë shëruar 12 mijë e 674.