
Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Ministri i Shëndetësisë viziton infermierin e therur me thikë
27.9.2020 - 19:13
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, rreth orës 19:30 pritet të vizitojë infermierin F.B., i cili është therur me thikë gjatë ditës së djeshme brenda objektit të QKUK-së.
“Ministri Armend Zemaj viziton sonte ( e diele, 27 shtator) nga ora 19:30 në QKUK infermierin e plagosur dje në Klinikën e Urologjisë, i cili dje iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjike”, thuhet në njoftimin e MSH-së.
KALLXO.com gjatë ditës së djeshme ka raportuar në lidhje me infermierin i cili u ther me thikë në Klinikën e Urologjisë.
Pas therjes, infermieri F.B. është dashur t’i nënshtrohej një ndërhyrjeje kirurgjike.
Infermieri u sulmua në vendin e tij të punës, pritet intervenimi kirurgjik