Infermieri u sulmua në vendin e tij të punës, pritet intervenimi kirurgjik

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës ka konfirmuar se sot, pak pas orës 14:00, në vendin e tij të punës, është sulmuar me thikë infermieri F. B.

Rasti ka ndodhur në Klinikën e Urologjisë. Këtë për KALLXO.com e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i ShSKUK-së, Shpend Fazliu.

“Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës,  është njoftuar se sot në vendin e tij të punës është  sulmuar me thikë, në Klinikën e Urologjisë, infermieri F. B. Sulmi ka ndodhur, pas orës 14.00, derisa infermieri po kryente punën e tij”, thuhet në përgjigjen e tij.

Infermieri pritet që t’i nënshtrohet edhe një intervenimi kirurigjik, ndërsa Fazliu tha se për rastin janë njoftuar edhe forcat e rendit.

“Infermieri pritet t’i nënshtrohet intervenimit  kirurgjik. Për rastin është informuar edhe Policia e Kosovës. ShSKUK shpreh indinjatën e thellë për  këtë rast dhe dënon ashpër sulmet ndaj mantelbardhëve të cilat janë të pa pranueshme”, thuhet tutje në përgjigjen e zëdhënësit të ShKUK-së.

“Ofendimet, dhuna,  e deri tek sulmet fizike, të tilla si ky i ditës së sotme ndaj mantelbardhëve ka pasur në vazhdimësi,  andaj ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të respektojnë punën e mantelbardhëve, ndërsa sulmuesit e tillë të marrin pergjigjen e merituar nga organet kompetente.  Është koha e fundit që sulmet e tilla të ndalen njëherë  dhe përgjithmonë ndaj punëtorëve shëndetësorë”, ka deklaruar Faziu për KALLXO.com.

Plagoset një infermier në QKUK

www.kallxo.com