Zlatan Klokiq

Ministri i Republikës Srpska del pozitiv në coronavirus

Ministri për Integrime Evropiane dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar i Republikës Srpska në Bosnje, ZLatan Klokiq, ka konfirmuar se ka rezultuar pozitiv në testin coronavirus, raporton RTS.rs.

“Sot jam njoftuar se kam rezultuar pozitiv në testin për coronavirus. Unë jam në izolim në shtëpi, po ndihem mirë dhe nuk kam ndonjë simptomë qoftë temperaturë të lartë apo kollitje”, ka thënë ministri Klokiq.

Ai shtoi se i është udhëzuar që të jetë në kontakt me shërbimin epidemiologjik dhe t’i informojë ata për kontaktet që i ka zhvilluar dhe me të cilët ka biseduar.

Edhe anëtarët tjerë të Qeverisë kanë ndërmarrë masa parandaluese.