Ministri i Jashtëm hungarez për RTSH: Jemi kundër sanksioneve për Serbinë

Ministri i Jashtëm hungarez ka deklaruar se vendi i tij është kundër vendosjes së sanksioneve ndaj Serbisë. Në një prononcim për RTSH-në, Peter Sijarto (Peter Szijjarto) u shpreh se Hungaria nuk mbështet sanksionet ndaj askujt, duke mos e konsideruar si mjet për zgjidhjen e krizave.

Hungaria kundër sanksioneve, nuk zgjidhin krizat por i thellojnë. Hungaria nuk mbështet sanksione te BE kundër Serbisë dhe askujt”, u shpreh ministri hungarez.

Sijarto ndodhet në Tiranë i pranishëm në Ministerialin që do të zhvillohet në kuadër të Procesit të Berlinit.

Pas ngjarjes së regjistruar më 24 shtator në veri të Kosovës, ku një grup i armatosur serb sulmoi Policinë e Kosovës duke i marrë jetën efektivit Afrim Bunjaku, Kosova, Shqipëria dhe Kroacia kanë kërkuar nga BE vendosjen e sanksioneve ndaj Serbisë.

Deri më tani nuk ka një vendim të prerë nga BE, ndërsa është deklaruar se kërkesa do të merret parasysh. rtsh.al