Miami, arrin në 78 numri i viktimave nga shembja e ndërtesës

Numri i viktimave nga shembja e ndërtesës në Miami, Florida ka arritur në 78, siç raportojnë mediat lokale.

Ndërkohë që kërkimet po vazhdojnë, vetëm natën e mbrëmshme janë gjetur edhe 14 trupa të tjerë nën rrënoja.

Gjithashtu, në Miami kanë shkuar edhe përforcime shtesë, në mënyrë që t’i gjejnë të gjithë trupat e zhdukur.

Gjatë tre javëve të fundit, janë hequr 13 milionë paund beton dhe mbeturina nga vendi i katastrofës, me 60 kamionë në ditë duke tërhequr shumë rrënoja.

24 qershori u shndërrua në një ditë tragjike për banorët e vendit, pasi një ndërtesë u shëmb, ku la një numër të madh të viktimave, shumë të tjerë ende të pagjetur e gjithashtu edhe dëme materiale të mëdha.RTV21