Kisha në Theth

Mezi shpëtohet roja i bujtinës nga bora mbi 4 metra

Forcat e Ndërhyrjes së shpejtë në Shkodër, Administrata e Zonave të Mbrojtura dhe banorë të Thethit, kanë bërë të mundur shpëtimin dhe evakuimin e një shtetasi të bllokuar në Qafë Thore nga bora.

Pjetër Kodra, roje i bujtinës në Qafë Thore, i cili jetonte i vetëm, ka kërkuar ndihmë për shkak se trashësia e borës përreth, kishte arritur në mbi 4 metra duke e izoluar.

Në Theth, si shkak i reshjeve të vazhdueshme të borës situata është përkeqësuar ndjeshëm.

Një javë më parë kjo ishte pamja në Qafë Thore, ku grupi i xhirimit të ‘Top Channel’ realizoi reportazhin dhe intervistoi Pjetër Kodren.

Këtë të martë në një operacion aspak të lehtë roja i bujtinës u shpëtua./ TOP Channel