Mërgimtari ndihmon 13 nxënës të Drenasit me kushte të rënda ekonomike

Mërgimtari nga Korrotica e Ulët e Drenasit, Mentor Maliqi, i cili jeton në Gjermani ka vendosur që t’i ndihmojë 13 nxënës Shkollës së Mesme Profesionale “Fehmi Lladrovci” në Drenas, të cilët janë në gjendje më të rëndë ekonomike.

Kështu ka bërë të ditur Komuna e Drenasit përmes një postimi në “Facebook” të dielën.

Sipas njoftimit, Maliqi ka thënë se këtë ndihmë për nxënësit e bën për t’ua lehtësuar atyre shkollimin.

Kryetari Lladrovci ka falënderuar mërgimtarin Maliqi për këtë ndihmë që po i bënë nxënësve të Komunës së Drenasit.