Memli Krasniqi dhe Ganimete Musliu janë kërcënuar

Edhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi dhe deputetja e kësaj partie Ganimete Musliu dyshohet se kanë qenë të kërcënuar së bashku me disa nga figurat e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Krasniqi ka konfirmuar se është kontaktuar nga Policia e Kosovës, dhe tha që nuk ndihet i frikësuar.

“Unë mund të ju konfirmoj që jemi kontaktuar prej Policisë së Kosovës, na kanë njoftuar që në të njëjtin rast të bërë publik me LDK-në kanë qenë të përfshirë edhe emri im dhe i deputetes Musliu, jemi njoftu për masat që janë duke i marrë për këtë çështje, jemi në komunikim të mëtejmë”- tha ai.

“Nuk ka nevojë për t`u frikësu, jemi në shtetin tonë, vendin tonë me institucionet tona të sigurisë dhe do të vazhdojmë punën. S`kam informacione më shumë se kaq, kam besim të organet e rendit”- shtoi ai.

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu tha që beson në punën e organeve të sigurisë në Kosovë.

“Nuk ndjehen e frikësuar, kam besim të plotë në organet vendit, do të kem bashkëpunim për çdo informacion që kërkojnë nga ana ime”- tha ajo.

Të mërkurën, deputeti LDK-së, Kujtim Shala ka konfirmuar planin për atentat ndaj kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Në media u përmenden edhe emrat e deputetëve të kësaj partie, Avdullah Hoti, Arben Gashi dhe Armend Zemaj.

 

Dyshimet për kërcënim ndaj tij, flet Abdixhiku

 

Konfirmon Kujtim Shala: Kishte plan për atentat ndaj Lumir Abdixhikut