Foto: Armend Mehaj. Facebook

Mehaj mbledh ish-ministrat e Mbrojtjes e ish-komandantët, i njofton për avancimet e FSK-së

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se ka takuar ish-ministrat e Mbrojtjes të Kosovës, ish-komandatët e ushtrisë dhe përfaqësues të shoqatave të dëshmorëve, veteranëve dhe invalidëve të luftës.

Mehaj ka shkruar në Facebook se gjatë takimeve të ndara, i ka njoftuar për zhvillimet dhe avancimet në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Zhvillime këto sipas Mehajt, që janë duke vazhduar në përmbushje të objektivave tona strategjike të cilat e bëjnë ushtrinë tonë forcë profesionale, të trajnuar, shkolluar dhe të armatosur sipas standardeve të NATO-së.

“Gjithashtu diskutuam edhe për situatën e përgjithshme të sigurisë në vendin tonë dhe më gjerë. Secili nga ne dhe të gjithë bashkë duhet të angazhohemi për një mjedis të qetë dhe të sigurtë në Republikën e Kosovës”- ka shkruar ai.

Ministri Mehaj thotë se veprimet e tyre janë në vazhdimësi të koordinuara me partnerët, “ndërsa ne mbetemi të përkushtuar në sundimin e ligjit dhe respektimin e kushtetuetshmërisë sonë.”

Ndërkohë, që nga fundi i majit në katër komunat në veri të Kosovës ka pasur tensionim të situatës pas protestave të dhunshme të serbëve lokalë, të cilët po kundërshtojnë vendosjen në objekte komunale të kryetarëve të rinj të komunave nga komuniteti shqiptar.

Vazhdojnë gjuajtjet me shok-bomba në Zveçan