COVID-19 Rezultatet

COVID-19 Ilustrim - Naser Fejza

Më shumë të shëruar se të infektuar me COVID-19 në 24 orët e fundit

Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar gjithsej 1,048 mostra, prej të cilave 249 raste pozitive dhe 538 pacientë të shëruar nga COVID-19.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 38.656 raste, kurse numri i rasteve aktive është 10.181.

Brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me COVID-19. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (77, 68 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (62 vjeç), Gjilan 1 rast (83 vjeç), Mitrovicë 1 rast (73 vjeç), Pejë 1 rast (68 vjeç), Skenderaj 1 rast (77 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (76 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 50.135 raste nga 177.387 persona të dyshimtë në virusin COVID-19 dhe 1.298 raste të vdekjes.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 99 raste, Gjakovë 14 raste, Gjilan 14 raste, Graçanicë 14 raste, Drenas 13 raste, Ferizaj 12 raste, Fushë-Kosovë 12 raste, Mitrovicë 12 raste, Podujevë 10 raste, Lipjan 7 raste, Prizren 7 raste, Obiliq 4 raste, Deçan 3 raste, Pejë 3 raste, Rahovec 3 raste, Skenderaj 3 raste, Suharekë 3 raste, Viti 3 raste, Vushtrri 3 raste, Dragash 2 raste, Istog 2 raste, Junik 2 raste, Klinë 2 raste dhe me nga një rast komunat Novobërdë dhe Shtërpcë.

IKShPK apelon te të gjithë qytetarët që të vijnë të testohen sipas indikacioneve epidemiologjike, në të gjitha Qendrat rajonale të shëndetësisë publike në Kosovë.