Më shumë të shëruar se raste të reja me COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se sot gjatë ditës janë testuar gjithsej 200 mostra për COVID-19.

Nga këto testime pozitive janë konfirmuar 3 raste, të cilat janë nga komuna e Prishtinës.

Ndërsa sot janë shëruar edhe 18 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është 754.

Kështu, Kosova në ditën e 66 që kur është shfaqur pandemia aktualisht ka 205 raste aktive me COVID-19.

Rezultatet e 200 mostrave të sotme për COVID-19