Më shumë se 300 gazetarë bëjnë thirrje për lirimin e gazetarit të arrestuar në Rusi, Evan Gershkovich

Më shumë se 300 korrespondentë të huaj që kanë punuar në Moskë i kanë shkruar qeverisë ruse duke e kërkuar lirimin e menjëhershëm të Evan Gershkovich, reporterit të Wall Street Journal i cili arrestuar nga autoritetet ruse dhe mbahet nën akuzat për spiunazh, duke thënë se arrestimi i tij dërgon një “sinjal shqetësues dhe të rrezikshëm” për pozicionin e Rusisë ndaj mediave të pavarura.

Gershkovich, i cili u arrestua në qytetin Urals të Yekaterinburg muajin e kaluar me akuza për spiunazh që mbartin një dënim të mundshëm 20-vjeçar burg, është gazetari i parë amerikan i arrestuar për akuza të tilla që nga fundi i Luftës së Ftohtë. Sikurse Wall Street Journal ashtu edhe qeveria amerikane e kanë mohuar se ai ishte i përfshirë në spiunazh.

301 nënshkruesit e letrës përfshijnë Orla Guerin e BBC-së, ish-gazetarin e New York Times Bill Keller, John Kampfner, drejtorin ekzekutiv të grupit të institutit Chatham House dhe David Remnick, redaktorin e New Yorker. Mes tyre, gazetarët kanë punuar për media nga 22 vende të ndryshme. 

Letra, drejtuar ministrit të jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov, thotë se gazetarët janë “të tronditur dhe të tmerruar” nga arrestimi i Gershkovichit dhe akuzat e mëpasshme të ngritura kundër tij, dhe kërkon heqjen e akuzave dhe lirimin e tij të menjëhershëm.

“Evan Gershkovich ka një histori të gjatë dhe mbresëlënëse të punës gazetareske”, thuhet në letrën e nënshkruar.

“Nuk kemi dyshim se qëllimi i vetëm i punës së tij ishte t’i informonte lexuesit e tij për realitetin aktual në Rusi. Kërkimi i informacionit, edhe nëse do të thotë prishje e interesave politike, nuk e bën Gershkoëichin kriminel apo spiun, por e bën atë gazetar. Gazetaria nuk është krim”.

Më tej vazhdon, letra thotë se “arrestimi dërgon një sinjal shqetësues dhe të rrezikshëm për shpërfilljen e Rusisë ndaj mediave të pavarura dhe tregon indiferencë ndaj fatit të një gazetari të ri, të talentuar dhe të ndershëm”./The Guardian

Përgatiti: Nuhi Shala