Me shqiponjën vertikalisht, Qeveria e Kosovës nderon festën e flamurit shqiptar

Ndërtesa e Qeverisë së Kosovës është ndriçuar Kuq e Zi sot për nder të festës së 28 nëntorit.

Një imazh të ndërtesës në Facebook e ka publikuar kryemninistri, Avdullah Hoti.

“Për nder të 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit, ndërtesa e Qeverisë së Kosovës ndriçohet #KUQEZI ”, ka shkruar Hoti.

Pozicioni i flamurit në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës është vertikalisht e jo horizontalisht sic është edhe pozita e saj në flamurin kombëtar.

Flamuri shqiptar shfaqet në ndërtesën Burj Khalifa të Dubait