Flamuri shqiptar shfaqet në ndërtesën Burj Khalifa të Dubait

Ndërtesa Burj Khalifa në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe, sonte për 28 nëntor, ka shfaqur flamurin shqiptar.

Shqiponja dy krenare është shfaqur në kullën me lartësi prej 829.8 metra.

Në videon e publikuar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në Facebook, shihet urimi për përvjetorin e Pavarësisë e Shqipërisë.

“Urime Ditën e Pavarësisë së Republikës së Shqipërisë”, thuhet në mbishkrim.

Edhe ambasadori i Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe, Avni Arifi, ka publikuar fotografi të shfaqjes së flamurit në këtë ndërtesë.

“Sonte Dubai u zbukurua më shumë se kurrë. Në ndërtesën më të madhe në botë (Burj Kalifa) u ekspozua flamuri kuq e zi. Urime Dita e Flamurit e posaqërisht një urim dhe mirënjohje Ambasadorit Të Republikës së Shqiperisë në Emirate Z. Ermal Dredha për kete te arritur”