Me pritje shtetërore, presidenti i Letonisë nis vizitën në Kosovë

Me ftesë të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, presidenti i Letonisë Egils Levits ka filluar vizitën zyrtare në Kosovë.

Takimi mes dy homologëve do të jetë i mbyllur për media, ndërsa pas këtij takimi pritet të këtë konferencë për media.

Presidenti i Letonisë Egils Levits pritet të takojë edhe kryeministrin Albin Kurti dhe kryeparlamentarin Glauk Konjufca.

Më poshtë mund t’i shihni pamjet nga pritja shtetërore që iu bë sot presidentit të Letonisë, nga Presidenca e Kosovës:

Foto: KALLXO.com
Foto: KALLXO.com
Foto: KALLXO.com