Me një votë kundër dhe dy abstenime, Bosnja nuk e njeh pavarësinë e Kosovës

Në takimin e sotëm të Presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës, pika për njohjen e pavarësisë së Kosovës ishte përsëri në tryezë, dhe i vetmi që mori pjesë në votim ishte përfaqësuesi i serb i Presidencës, Milorad Dodik, i cili, siç pritej, votoi kundër.

Mediat nga Bosnja raportojnë se në takimin e sotëm që të tre anëtarët e Presidencës, kroati Zeljko Komshiç dhe anëtari boshnjak Shefik Xhaferoviq kanë abstenuar kurse përfaqësuesi serb Milorad Dodik kanë votuar kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës.

Tani për tani çështja e njohjes së pavarësisë së Kosovës ka përfunduar, kështu që përfaqësuesi serb në Presidencën e Bosnjes ka arritur qëllimin e tij për ta ndaluar një hap drejt njohjen së pavarësisë së Kosovës nga ana e Bosnje dhe Hercegovinës.

Ky është takimi i dytë ku dështoi të votohej njohja e pavarësisë së Kosovës, kurse këtij takimi i parapriu një takim i mbajtur në shtator ku nga 3 votat e nevojshme njohja për pavarësinë e Kosovës kishte marrë dy. Edhe atëherë Dodik kishte votuar kundër, mirëpo në atë takim dy Presidentët tjerë kishin votuar për njohjen e pavarësisë për dallim nga takimi i sotëm kur kanë abstenuar dhe nuk kanë marrë pjesë në votim.

Nuk kalon njohja e Kosovës nga Bosnja, dy Presidentë votojnë pro, një kundër