Nuk kalon njohja e Kosovës nga Bosnja, dy Presidentë votojnë pro, një kundër

Presidenca e Bosnjës dhe Hercegovinës ka mbajtur një takim të rregullt, ku është njoftuar se dy anëtarët e Presidencës, kroati Zeljko Komshiç dhe anëtari boshnjak Šefik Džaferović kanë votuar që Bosnja dhe Hercegovina ta njohin pavarësinë e Kosovës.

Votën kundër këtij propozimi e ka dhënë lideri i serbëve të Bosnjës Milorad Dodik, raporton klix.ba.

Pas takimit të tre përfaqësuesve të Presidencës, kroati Komsiç ka deklaruar se përfaqësuesi i serbëve Milorad Dodik, nuk e ka pranuar njohjen e Kosovës si shtet i pavarur. “Ne votuam 2-1 pro këtij vendimi, dhe Dodik ishte kundër, e kjo temë do të diskutohet javët e ardhshme”, ka thënë Komshiç.

Ky vendim për njohjen e Kosovës nuk është përfundimtar, sepse në seancën e ardhshme do të shkohet në raundin e dytë të votimit.

Çështja e njohjes së Kosovës nga ana e Bosnjës dhe Hercegovinës është duke u diskutuar shumë në Presidencës e këtij vendi, që përfaqësohet nga tre anëtarë.

Ishte anëtari kroati i Presidencës së Bosnje Zeljko Komsiç që ka iniciuar një seancë të jashtëzakonshme me një propozim, që Bosnja dhe Hercegovina ta njohë Kosovën.

Parlamentit të Bosnjës i propozohet seancë e jashtëzakonshme për njohjen e Kosovës