(Ilustrim) Mbledhja e Qeverisë - Foto: ZKM

Miratohet kërkesa e Ministrisë së Financave për transferet nga nënprogrami ‘Shpenzimet e Paparashikuara’ në nënprogram tjetër

Kabineti qeveritar ka zhvilluar mbledhje elektronike sot, me ç’rast ka miratuar një vendim.

Sipas një komunikatës, Qeveria ka mirtuar vendimin për autorizimin e ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve që të aprovojë transferet nga nënprogrami “Shpenzimet e Paparashikuara” në ndonjë nënprogram tjetër.

“Qeveria e Republikë së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e radhës, këtë herë në formë elektronike, në të cilën ka miratuar vendimin për autorizimin e Ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve që të aprovojë transferet nga nën-programi “Shpenzimet e Paparashikuara” në ndonjë nën-program tjetër në tabelën 3.1 dhe 4.1 të Ligjit Nr. 08/L-260 mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2024”- thuhet në komunikatë.