Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Mbi 80 pacientë me COVID-19 të shtrirë në spitalet e Kosovës

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka njoftuar se 114 pacientë janë të shtrirë në klinikat COVID dhe spitalet e përgjithshme.

83 prej tyre janë të konfirmuar me COVID-19, 75 janë me oksigjeno-terapi.

Në QKUK, 75 pacientë të shtrirë, 40 prej tyre të infektuar me COVID-19, 53 me oksigjeno-terapi.

“Klinika Infektive, 40 pacientë dhe Klinika e Pulmologjisë, 33 pacientë”, thuhet në njoftim.

SHSKUK njofton se në spitalet e përgjithshme po trajtohen 39 pacientë, 33 prej tyre me COVID-19 dhe 22 me oksigjeno-terapi.

“Spitali i Prizrenit – 7 pacientë; Spitali i Gjakovës – 8 pacientë; Spitali i Pejës – 11 pacientë; Spitali i Gjilanit – 8 pacientë; Spitali i Mitrovicës – 4 pacientë; Spitali i Vushtrrisë – 1 pacient”, thuhehet në njoftim.