Mbi 30 deponi me mbeturina do të pastrohen në Ferizaj

Deponitë e mbeturinave në Komunën e Ferizajt pritet që shumë shpejt të marrin fund.

Inspektoriati në këtë komunë së bashku me Drejtorinë e Shërbimeve Publike si dhe me dy Kompanitë Rajonale për Mbeturina “Pastërtia” dhe “Ambienti kanë filluar t`i pastrojnë mbeturinat.

Mbi 30 pika të ndryshme të deponive me mbeturina do të pastrohen, thuhet në uebfaqen e kësaj komune.

Pastrimi i tyre do të bëhet në qytet dhe në fshatra.

Tutje, në njoftim bëhet e ditur se Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe kompanitë mirëmbajtëse kanë vendosur edhe shenja për ndalimin e hedhjes së mbeturinave, gjithashtu do të bëhet edhe respektimi i orarit për hedhjen e mbeturinave.

Kujtojmë se KALLXO.com vazhdimisht ka raportuar për mbeturinat dhe papastërtitë në këtë qytet, por edhe në qytet tjera ku qytetarët kanë dërguar fotografi.


 

Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Europian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Europian.