Ilustrim

Mbi 230 mijë kartëmonedha 500 euroshe u deponuan në BQK nga 1 shkurti 2024

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ka bërë të ditur se mbi 230 mijë copë është numri i kartëmonedhave, 500 euroshe, të tërhequra nga qarkullimi dhe të depozituara në BQK që nga hyrja në fuqi e rregullores për operacionet me para të gatshme.

Vlera e tyre është mbi 115 milionë euro.

“Si rezultat i masave përkatëse, deri më tani numri i kartëmonedhave prej 500 (pesëqind) euro të tërhequra nga qarkullimi dhe deponuara në BQK ka kaluar mbi 230,000 (dyqind e tridhjetë mijë) copë/njësi apo mbi 115 (njëqind e pesëmbëdhjetë) milionë euro. Ky veprim, përveç që ka ndikuar aspektin e reduktimit të rrezikut të parave të falsifikuara, ka kontribuar dhe ndihmuar në strategjinë përkatëse kundër informalitetit dhe dukurive të ndërlidhura”- thuhet në komunikatë.

Bordi i Bankës Qendrore të Kosovës ka miratuar rregulloren e re për Operacionet me Paratë e Gatshme e cila hyri në fuqi nga data 01.02.2024. Sipas rregullores së re, “institucionet financiare bankare dhe jo-bankare obligohen që të ndalojnë ri-qarkullimin e kartëmonedhës ekzistuese në vlerë prej 500 euro”.

BQK rekomandon që të shmanget sa më shumë përdorimi i parasë së gatshme në blerje dhe të zëvendësohet me pagesa elektronike dhe kartelave bankare.

Vendimi i BQK-së, nga 1 shkurti ndalohet ri-qarkullimi i kartëmonedhës 500 euroshe nga institucionet financiare bankare dhe jo-bankare

2 milionë copë të monedhave 2 euro false u tërhoqën nga tregu në periudhën dhjetor-mars