Mbi 200 mijë të vaksinuar deri më tani në Kosovë

Deri sot me 3 korrik 2021, në Kosovë numri i të vaksinuarve me vaksinën anti-COVID-19, ka arritur në 204 mijë e 774 persona.

Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKShPK), brenda 24 orëve të fundit në Kosovë janë vaksinuar 11 mijë e 900 persona.

Ndërsa numri i të vaksinuarve edhe me dozën e dytë të vaksinës është 48 mijë e 437 persona.

Sipas IKShPK-së, në 24 orët e fundit janë raportuar 3 raste pozitive me COVID-19 dhe asnjë rast i vdekjes.

Ndërsa janë shëruar 9 qytetarë.

Numri i rasteve aktive në Kosovë sipas IKShPK-së është 166.