Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Mbi 100 të shëruar nga COVID-19 brenda 24 orëve

107 pacientë janë regjstruar të shëruar nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit, njofton Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK).

Deri më tani numri i të shëruarve ka arritur në 15 mijë e 829 raste.

IKSHPK ka njoftuar se 546 raste kanë rezultuar pozitive me coronavirus pas testimit të 1 mijë e 626  mostrave të dyshimta, gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas ekspertëve, njerëzit që infektohen me COVID-19 mund të shërohen mesatarisht pas dy javësh nga paraqitja e parë e simptomave.

Për disa raste më të rënda të COVID-19, mjekët thonë se shërimi i të infektuarve mund të zgjasë deri në gjashtë javë.