721 të shëruar dhe 711 raste të reja

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka publikuar rezultatet e testimeve në 24 orët e fundit ku kanë rezultuar 711 raste të reja me COVID-19.

Nga 1633 testime të kryera, 711 prej tyre kanë rezultuar pozitiv.

Prishtina vazhdon të jetë Komuna ku numri i të infektuarve vazhdon të jetë i madh.

Sipas rezultateve të IKShPK-së, në Prishtinë kanë rezultuar 309 persona me COVID-19.

“Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 309 raste, Pejë 63 raste, Ferizaj 33 raste, Lipjan 30 raste, Gjilan 29 raste, Podujevë 29 raste, Gjakovë 28 raste, Prizren 22 raste, Fushë-Kosovë 21 raste, Klinë 18 raste, Deçan 14 raste, Suharekë 14 raste, Kaçanik 11 raste, Obiliq 11 raste, Istog 10 raste, Kamenicë 10 raste, Malishevë 10 raste, Shtime 9 raste, Viti 9 raste, Rahovec 8 raste, Drenas 6 raste, Graçanicë 5 raste, Vushtrri 5 raste, Hani i Elezit 3 raste, dhe me nga 1 rast Dragash, Mitrovicë, Novobërdë”, thuhet në njoftim.

Poashtu sot janë shëruar edhe 721 persona. Apo 10 persona më shumë të shëruar se sa të infektuar.

Deri më tani numri i rasteve aktive me COVID-19 është 12 mijë e 191 persona, ndërsa deri më tani janë shëruar 20 mijë e 493 persona.

Numri i të vdekurve nga COVID-19 ka shkruar në 904.