Shërohen edhe 50 persona nga COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga COVID-19 janë shëruar 50 pacientë në Kosovë.

Deri më tani numri i të shëruarve në nivel vendi ka shkruar në 14 mijë e  716 raste.

Nga 828 mostra të marra, 118  kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Coronavirusi apo COVID-19 është sëmundje ngjitëse e cila transferohet te tjetri përmes spërklave të cilat përhapen në ajër përmes të folurit, kollitjes apo teshtitjes. Ky virus nisi të përhapet në fund të vitit të kaluar.

Bartja e maskave, mbajtja e distancës sociale prej së paku 1.5 metra dhe higjiena personale janë mënyra më e mirë për mbrojtje nga infeksioni COVID-19.