Mbeturina jashtë kontejnerëve në rrugën ‘Isa Kastrati’ në kryeqytet (FOTO)

Grumbull mbeturinash janë hedhur në trotuarin e rrugës ‘Isa Kastrati’ afër shkollës ‘Mileniumi i Tretë’ në kryeqytet.

Në bazë të disa fotove të siguruara nga Kallxo.com shihet se mbeturinat janë hedhur në tokë, jashtë kontejnerëve.

Përpos trotuarit, mbeturinat janë hedhur edhe në pjesën gjelbëruese në atë zonë.

Në foto shihen edhe mbeturina të vëllimshme, të cilat kompania ‘Pastrimi’ nuk i mbledh në baza ditore, pasi cakton ditë për mbledhjen e tyre.