Pamje të vendosjes së kontejnerëve për policinë në Bërnjak

Mëngjesin e sotëm Policia e Kosovës ka filluar operacionin për vendosjen e kontejnerëve të rinj për policinë në ikën kufitare në Bërnjak.

Policia e Kosovës në një deklaratë të lëshuar paraditen e sotme thanë se vendosja e këtyre kontejnerëve dhe pajisjeve logjistike u bë për të rregulluar kushtet e punës së zyrtarëve policorë të kësaj pike kufitare.

“Referuar nevojës së përmirësimit të kushteve të punës për zyrtarët policorë të kufirit në Bërnjak, të cilët kanë punuar në kushte jo të mira, sot Policia e Kosovës ka dërguar pajisje logjistike dhe kontejnerë, të cilat do të ju shërbejnë zyrtarëve policorë të policisë kufitare për kryerjen e detyrave policore, në interes të ofrimit të sigurisë për qytetarët dhe sigurisë publike”, thuhet në komunikatën e policisë duke shtuar se Policia e Kosovës do të vazhdojë angazhimin e saj në realizimin e detyrave policore në shërbim të qytetarëve dhe vendit”, tha policia.

KALLXO.com ju sjell pamje të vendosjes së kontejnerëve: