Sveçla për kontejnerët në Bërnjak: Do të vazhdojmë të krijojmë kushte më të mira për policët

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë se kontejnerët dhe pajisjet logjistike të dërguara në Bërnjak për Policinë e Kosovës janë vendosur për të krijuar kushte të mira pune për të kryer detyrën më me efikasitet.

Sipas Sveçlës, këta zyrtarë policorë kanë punuar në kushte jo të mira, ndërsa si ministër ka punuar për këtë gjë që nga marrja e detyrës.

“Që nga marrja e mandatit dhe në vazhdimësi, si Ministër i Brendshëm bashkë me Policinë e Kosovës jemi angazhuar që brenda kapaciteteve tona të krijojmë hapësira dhe kushte të përshtatshme për punë dhe ngritje të kapaciteteve për gjithë zyrtarët policor kudo që angazhohen ata”, ka shkruar Sveçla.

Tutje ministri Sveçla ka thënë se do të angazhohen edhe më tej në krijimin e kushteve më të mira për policët, që më pas të garantohet siguria për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.

Pamje të vendosjes së kontejnerëve për policinë në Bërnjak