Prishtina 'pushtohet' nga bërlloku - FOTO

Kontejnerë nëpër Prishtinë janë stërmbushur me mbeturina pasi kompania “Pastrimi” nuk po i mbledh nën arsyetimin se nuk ka ku t’i zbrazë kamionët.

Sipas tyre, Kompania për Menaxhimin e Deponive të Kosovës u ka mbyllur qasjen në deponinë në Obiliq.

Derisa, sipas Kompanisë për menaxhimin e deponive nuk është mbyllur por është masë paralajmëruese e kufizimit për dy-tre ditë pasi “Pastrimi” nuk është duke i paguar faturat ndaj tyre.

“Së pari, KRM Pastrimit nuk i është mbyll deponia por është masë paralajmëruese e shkarkimit (hedhjes) – kufizimit për dy tre ditë të mbeturinave në deponi, për arsye se KRM Pastrimi nuk është duke i paguar faturat  ndaj KMDK-së dhe nuk është duke iu përmbajtur asnjë Marrëveshjeje të Riprogramimit të Borxhit, e as marrëveshjes së fundit të datës 10.02.2022, ku nga pjesa e marrëveshjes ka krijuar një borxh në vlerë 388.933, euro, ndërsa borxhi total është 658.789,52 euro”, thuhet në komunikatë.

Kompania për Menaxhimin e Deponive i ka bërë thirrje kompanisë “Pastrimi” dhe aksionarëve që urgjentisht të kryejnë obligimet, përndryshe do merren hapa tjerë deri në ndalim total të sjelljes së mbeturinave në deponi.

Më poshtë gjeni pamjet nga mbeturinat në Prishtinë mëngjesin e së martës: