Ilustrim - Automjetet e kompanisë "Pastrimi" për heqjen e mbeturinave | Foto: Facebook

Kontejneri mbushet me mbetje shtazore, kërkohen masa nga Inspeksioni i Prishtinës (FOTO)

Kompania Regjionale e Mbeturinave “Pastrimi” ka shpërndarë disa pamje ku një kontejner në kryeqytet është mbushur me mbetje shtazore (eshtra).

Sipas kompanisë, dukuri të tilla po shkaktojnë dëm tek mekanizmi i kamionëve të tyre.

“KRM “Pastrimi” njësia Prishtinë, shpreh shqetësimin lidhur këto dukuri të shëmtuara të qytetarëve të cilat po i bëjnë vazhdimisht duke na vështirësuar skajshmërisht punët tona të përditshme nga tereni”, thuhet në njoftim.

“Pamjet e mëposhtme tregojnë për kontenjerët e destinuar për mbeturina që janë  mbushur me mbetje shtazore (eshtra) me ç’rast po vjen deri te dëmtimi i mekanizmit të kamionëve tanë”, thuhet më tej nga kompania ‘Pastrimi’.

Mbetje shtazore, foto: ‘Pastrimi’/Facebook

Kompania kërkon nga Komuna e Prishtinës që të marrë masa lidhur me këto raste.

“Lusim organet kompetente si Komuna e Prishtinës të ndërmarrin masa me Inspeksionin Komunal pasi këto raste sa vijne e shtohen”, thekson kompania në njoftimin e tyre.

Zona e shërbimit në kompanisë ‘Pastrimi’ përfshin komunat: Prishtinë, Fushë Kosovë, Obiliq, Lipjan, Podujevë, Drenas dhe Graçanicë.