Coronavirusi - KALLXO

Malishevë, shërohen edhe dy pacientë nga coronavirusi

Komuna e Malishevës ka bërë të ditur se sot janë shëruar edhe dy pacientë nga coronavirusi.

“Bazuar në të dhënat e konfirmuara nga vet pacientët, sot janë shëruar edhe dy pacient nga Komuna e Malishevës, të cilët janë të shtrirë në Klinikën Infektive në Prishtinë”, njofton Komuna.

Sipas njoftimit, konfirmimin e kanë bërë pacientët dhe familjarët, në bisedë telefonike me nënkryetarin e Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, i cili i ka uruar të dy pacientët, ndërsa pacientëve të tjerë u ka uruar shërim të shpejt.

“Bazuar në rekomandimet e OBSH-së, kur dy teste dalin negative në distancën kohore prej një dite, atëherë konsiderohen të shëruar. Numri i përgjithshëm i të shëruarve në Komunën e Malishevës, është 17 persona”, thuhet në njoftimin e komunës.

Deri më tani në Kosovë janë infektuar 387 persona me coronavirus, 66 janë shëruar si dhe janë shënuar 8 vdekje.