Malishevë, një roje gjendet i vdekur

Policia është duke e hetuar rastin e vdekjes së një personi në Malishevë.

Viktima ishte një punëtor – roje

Sipas njoftimit të Policisë, dje rreth orës 10:50 është raportuar se një punëtor-roje është gjetur i alivanosur.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore si dhe ekipi i Emergjencës nga QKMF në Malishevë.

Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Rasti vazhdon të hetohet.