Foto: Ilustrim

Malishevë, nga hedhja e fishekzjarrëve i digjet depoja

Një qytetari të Malishevës i është përfshirë nga zjarri depo e për ushqim të kafshëve.

Në Polici ai ka raportuar se dyshon se zjarri është shkaktuar nga hedhja e mjeteve piroteknike.

Rasti është raportuar pak minuta pas ndërrimit të motmotit.

Policia njofton se njësitë relevante dhe Zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin.

Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar.