LVV nuk ndryshon qëndrim, nuk mbështesin tërheqjen e mjeteve nga TRUSTI

Brenda pak ditëve, deputetët e Kuvendit do të Kosovës do të mblidhen 3 here për të mbajtur 3 seancat e caktuara sot nga Kryesia e Kuvendit.

“Në ditët dhe javët në vazhdim të mbahen tri seanca.. 22 qershor të mërkurën vazhdon seanca e mbetur në gjysmë. Seanca 23 qershor të enjten dhe seanca e re me agjende të re të mbahet 27 qershor ditën e hëne”, tha shefja e deputetëve të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari Lila.

Në njërën nga këto seanca pritet të shqyrtohet edhe propozimi për tërheqjen e një pjese të mjeteve të Trustit.

Kusari Lila para mediave tha se qëndrimi i grupit parlamentar të partisë në pushtet, mbetet i njëjtë, duke mos e mbështetur këtë iniciativë.

“Ajo çka e kemi deklaru prej ditës së parë e një kohë të gjatë për trustin qëndron si fakt i pamohueshëm për domosdoshmërinë e ekzistimit të këtij mekanizmi që në rastin e kundërt ne po flasim për shkatërrim ose mbyllje komplet të sistemit të kursimeve pensionale në Kosovë”, tha Kusari Lila.