Lutfi Haziri - Foto: REL/Official publication

Lutfi Haziri sërish deklarohet pro lëvizjes së kufirit Kosovë - Serbi

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri- nga Lidhja Demokratike e Kosovës, sërish në një postim të tij është deklaruar se është pro ndryshimit të kufijve Kosovë – Serbi.

Ai sërish ka shkruar se kufiri mes Kosovës dhe Serbisë duhet të jetë në fshatin Ristovc.

“Javën e kaluar Karaçeva e Epërme, këtë javë rruga Deçan-Plavë, javën tjetër Leposaviqi me 17 katunde…Zhurmë, popullizëm e fjalamani. #2Shtator përnime fillon! Mos përçoni frikë, por silluni si burrështetas. #Ristovci, kufiri mes Kosovës e Serbisë, në Juglindje të Kosovës!”, ka shkruar ai.