Lufta në Ukrainë: Zhvillimet kryesore të ditës

Tetë ditë nga nisja e sulmeve të Rusisë në Ukrainë, këto janë disa prej zhvillimeve të sotme:

  • Forcat ruse raportohet se kanë marrë nën kontroll qytetin Khersonin në jug. Kryebashkiaku i këtij qyteti tha vonë të mërkurën se “nuk kishte forca të armatosura ukrainase në qytet”.
  • Qyteti Mariupol në Detin Azov ka qenë gjithashtu dëshmitar i bombardimeve intensive, me pretendimet për qindra të vrarë. Nëse ky qytet bie në duart e trupave të Moskës, kjo do ta krijonte një urë tokësore midis Krimesë dhe territoreve rebele në Donbas.
  • Ushtria ruse e ka bombarduar Kievin, por kolona e saj e 60 kilometërshe e gjatë ushtarake mbetet jashtë kryeqytetit. Autoritetet në Kharkiv thanë se qyteti ishte i bombarduar gjatë gjithë natës.
  • Në videot e reja, Volodymyr Zelenskyy e ka lavdëruar rezistencën ukrainase për “shkatërrimin e planeve të armikut”. Ai u zotua ta rindërtojë “çdo shtëpi, çdo rrugë, çdo qytet” dhe ta detyrojë Rusinë të paguajë për dëmin e shkaktuar.
  • Ministri i Jashtëm rus ka thënë se Moska do të vazhdojë me operacionin e saj ushtarak “deri në fund”.
  • Raundi i dytë i bisedimeve ukrainaso-ruse do të zhvillohet pranë kufirit me Bjellorusinë. Sipas një zyrtari të delegacionit, ukrainasit duan “në minimum” t’i marrin “korridoret humanitare”.
  • Shifrat e fundit të OKB-së thonë se një milionë refugjatë kanë kaluar në vendet fqinje që nga fillimi i pushtimit. Agjencia e OKB-së për refugjatët e përshkruan atë si një “eksod”.
  • Gjykata Ndërkombëtare Penale ka thënë se do të “vazhdojë menjëherë” një hetim mbi krimet e mundshme të luftës dhe krimet kundër njerëzimit, pas marrjes së referimeve nga 39 vende.
  • Atletët rusë dhe bjellorusë janë përjashtuar nga Lojërat Paralimpike Dimërore për rolet e vendeve të tyre në luftën në Ukrainë – një ndryshim i vendimit të mëparshëm të marrë të mërkurën./Euronews