Lufta në Ukrainë - Zgjatet marrëveshja për drithërat e Detit të Zi

Marrëveshja për drithërat e Detit të Zi është zgjatur edhe për dy muaj të tjerë, në atë që sekretari i përgjithshëm i OKB-së, António Guterres, e përshëndeti si “lajm të mirë për botën”. Kjo zgjatje e marrveshjes vjen një ditë përpara se Rusia mund të ket hequr dorë nga pakti për pengesat në eksportet e saj të grurit dhe plehrave.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, i tha një të dërguari të lartë kinez në bisedimet në Kievin zyrtar të mërkurën se Ukraina nuk do ta pranoj asnjë propozim për t’i dhënë fund luftës që përfshin humbjen e territorit ose ngrirjen e konfliktit, tha ministria e jashtme e Ukrainës. Li Hui, përfaqësuesi special i Kinës për çështjet euroaziatike dhe ish-ambasador në Rusi,e  vizitoi Ukrainën më 16-17 maj.

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, u ka kërkuar qeverive të BE-së që t’i shtojnë 3.5 miliardë euro në Fondin Evropian të Paqes (EPF), një fond që përdoret për financimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën, thanë burimet e BE-së. EPF ka ndarë tashmë 4.6 miliardë euro në ndihmë ushtarake për Ukrainën.

Megjithatë, Hungaria tha se do ta bllokojë këstin e ardhshëm të mbështetjes ushtarake të BE-së dhe çdo sanksion të ri kundër Rusisë, nëse Ukraina nuk e heq bankën hungareze OTP nga lista e saj e sponsorëve të luftës.

Britania mund ta mbështesë ushtrinë e Ukrainës duke u mundësuar vendeve të tjera që dëshirojnë të furnizojnë avionë luftarakë dhe pajisje të tjera ushtarake ta bëjnë këtë, ka thënë ministri britanik i mbrojtjes. “Ajo që ne padyshim mund të kontribuojmë është trajnimi dhe mbështetja, përsëri, brenda kufijve, sepse ne nuk kemi pilotë F16”, ka deklaruar Ben allace në një konferencë pr media në Berlin me homologun e tij gjerman kur u pyet për planet ndërkombëtare për të dërguar avionë në Ukrainë.

Ministri i Jashtëm holandez opke Hoekstra ka deklaruar se nuk ka progres për të raportuar në bisedimet ndërkombëtare për dërgimin e mundshëm të avionëve luftarakë F-16 në Ukrainë. “Ne nuk kemi arritur ende një zgjidhje”, deklaroi të mërkurën Hoekstra në përgjigje të pyetjeve në lidhje me bisedimet e paralajmëruara më parë të holandezëve me Mbretërinë e Bashkuar, Danimarkën, Belgjikën dhe partnerë të tjerë.

Qeveria gjermane po i shqyrton mekanizmat për të siguruar dëme të luftës për pushtimin rus të Ukrainës, duke përfshirë mundësinë e përdorimit të aseteve ruse, ka thn një zëdhënës i qeverisë gjermane. Kancelari, Olaf Scholz, ishte në mesin e liderëve evropianë që ranë dakord ta krijonin një regjistër të dëmeve gjatë një takimi në Reykjavik, raportoi Reuters.

Bjellorusia, një nga aleatët më të afërt të Rusisë, i ka rivendosur pjesërisht kontrollet në kufirin e tyre, tha të mërkurën ministri i jashtëm bjellorus Sergei Aleinik. Kjo është hera e parë në 28 vjet që ka pasur kontrolle në kufirin prej 1240 kilometrash, raportoi AP. Sipas Aleinik, nj gj e till po bhet për ta shmangur hyrjen e shtetasve të vendeve të treta në Bjellorusi, përpara zbatimit të një marrëveshjeje ndërqeveritare për njohjen e ndërsjellë të vizave.

Numri i kazakëve që besojnë se Rusia fqinje mund ta pushtojë ish-republikën sovjetike është dyfishuar gjatë gjashtë muajve të fundit, tregoi një sondazh i opinionit nga studiues kazakë të mërkurën. Ky shtet i Azisë Qendrore prej 20 milionë banorësh ka lidhje të ngushta me Moskën, por e ka ruajtur neutralitetin në konfliktin ukrainas, duke refuzuar t’i njohë aneksimet e Rusisë n territorin ukrainas.

Kiev zyrtar e ka mohuar të mërkurën se një raketë hipersonike ruse kishte shkatërruar një sistem të mbrojtjes raketore Patriot të prodhuar nga SHBA gjatë një sulmi ajror në Kiev. Dy zyrtarë amerikanë thanë se një sistem Patriot ndoshta sht dëmtuar, por nuk duket se sht shkatërruar./The Guardian

Përgatiti: Nuhi Shala